Klubi i Arbërisë nga Dobraja ka zyrtarizuar gjatë ditës (e mërkurë) shtabin teknik që do të punojë me trajnerin Arbnor Morina.
Arbëria ka siguruar ngjitjen në Superligën e Kosovës pas një sezoni të mirë në Ligën e Parë, ku e mbylli në vendin e dytë pas përfundimit shkaku i pandemisë.
Inkuadrimi në Superligë ka bërë që drejtuesit e klubit të vihen menjëherë në punë për përforcimin e skuadrës.
Ata kanë filluar nga emërimi i trajnerit Arbnor Morina, i cili tashmë ka edhe shtabin e tij teknik me të cilët do të punojë.
“KF Arbëria i dëshiron mirëseardhje në familjen e madhe shtabit teknik të përbërë nga: Kryetrajneri Arbnor Morina, ndihmës trajnerin, Ali Osmani, ndihmës trajnerin, Agon Krasniqi, trajnerin kondicional Arsim Tershani dhe trajnerin e portierëve Diamant Kadriolli”.
“Shtabit teknik i dëshirojmë shëndet dhe punë të mbarë, dhe një stinor të mbushur me suksese dhe mbi të gjitha arritjen e objektivave”, thuhet në njoftimin e klubit nga Dobraja. /Telegrafi/