Site icon Telegrafi

Arbëria vjen edhe me një goditje tjetër, nënshkruan me brazilianin Bruno Arrabal

Arbëria e Dobrajës ka konfirmuar zyrtarisht transferimin e brazilianit të njohur, Bruno Arrabal.

Klubi i inkuadruar këtë sezon në Superligën e Kosovës nuk ka të ndalur në afatin kalimtar të verës.

Arbëria gjatë ditëve të fundit ka nënshkruar me emra të njohur si Arbër Pira, Gëzim Rusi, Agron Bruqi dhe Donat Kaqiu.

Lexo po ashtu Arbëria zyrtarizon transferimin e mbrojtësit Destin Prince-Loic Mambouana

Sot (e shtunë), klubi nga Dobraja konfirmoi transferimin e mbrojtësit Destin Prince-Loic Mambouana, ndërsa vetëm disa orë më pas vjen edhe njoftimi për Bruno Arrabal.

Postimi pa ndërhyrje i Arbërisë

Mirësevjen Bruno Arrabal

KF Arbëria ka arritur marrëveshjen e radhës me brazilianin Bruno Arrabal!

Arrabal vjen nga KF Burgan skuader kjo e cila garon në Kuëait.

Arrabal një lojtar profesional, me prevojë të jashtëzakonshme, përfaqësonte skuadra të shumta si: Remo, Caxias, Tupi, Mirim, Ethnikos, Kamza dhe së fundi skuadren Burgan.

Arrabal do ta bart ndresen e kuqe të KF Arbëria në rolin e mesfushorit.

Kryesia KF Arbëria dhe lojtari Bruno Arrabal u dakorduan në më të miren e tyre dhe në arritjen e objektivave të klubit.

/Telegrafi/

Exit mobile version