Site icon Telegrafi

Arbëria prezanton fanellat me të cilat do të luajë në Superligë

(Foto: Facebook/KF Arbëria- Official)

Në sezonin 2020/2021, klubi futbollistik Arbëria do të luajë për herë të parë në Superligën e Kosovës në futboll.

Dhe krahas transferimeve për edicionin e ri, klubi tashmë i ka publikuar edhe fanellat me të cilat do të prezantohet në elitën e futbollit tonë.

“KF Arbëria ju prezanton me fanellat zyrtare, me të cilat do të luajë në Superligen e Kosovës”, shkruan në njoftimin e publikuar në rrjetet sociale.

(Foto: Facebook/KF Arbëria- Official)

Skuadra do të paraqitet me tri fanella: fanellën e parë (kuq e zi), fanellën e dytë (bardh e zi) dhe fanellën e tretë (vjollcë me nuanca të bardha).

Në ndërkohë, KF Arbëria ka bërë edhe një kartolinë zyrtare para fillimit të sezonit të ri. /Telegrafi/

Exit mobile version