Telegrafi

Arbëria merr pikë të plota përballë Besës

(Foto: Facebook/KF Arbëria- Official)

Arbëria ka arritur fitore të rëndësishme përballë Besës (1-0) në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Agron Rama” në Obiliq, e vlefshme për xhiron e 12-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Skuadra nikoqire bëri më shumë përpjekje në gjysmën e parë, ndonëse nuk munguan as tentativat e mysafirëve. Sidoqoftë, ekipet shkuan në pushim me rrjetat e paprekura.

Rastet nuk munguan as në fraksionin e dytë, mirëpo rezultati u zhbllokua vetëm në minutën e 77-të.

Lutfi Bilalli ishte lojtari që shënoi për epërsinë e vendasve, ndërsa më pas pati edhe raste të tjera shënimi, sidoqoftë nuk pati gola të tjerë.

Falë kësaj fitoreje, Arbëria është ngritur në pozitën e gjashtë në tabelë me 14 pikë, aq sa ka edhe Trepça ’89 që ndodhet një vend më poshtë.

Besa mbetet në fund të tabelës me vetëm gjashtë pikë, dy më pak se Llapi që është ngritur në pozitën e parafundit. /Telegrafi/