Skuadra e Arbërisë e ka gjetur sërish fitoren duke triumfuar me rezultat minimal (1-0) përballë Drenicës në stadiumin “Bajram Aliu” në Skënderaj.
Rezultati u zhbllokua që në minutën e gjashtë të takimit, kur Genc Hamiti shënoi autogol.
Nikoqirët u përpoqën deri në mbyllje të pjesës së parë të shënonin, mirëpo shkuan në pushim me disavantazh.
Vendasit tentuan sërish në gjysmën e dytë, mirëpo nuk ia dolën të tregoheshin efektivë përpara portës kundërshtare.
Fitorja e pozicionon Arbërinë në vend të dytë në tabelë me 11 pikë, pesë më pak se lideri Ballkani dhe një më shumë se Drita.
Drenica është në vend të gjashtë me tetë pikë, aq sa ka edhe Prishtina një pozitë më lartë (me dy ndeshje më pak të zhvilluara). /Telegrafi/