Telegrafi

Arbëria kërkon vetëm tre pikë ndaj Besës – formacionet zyrtare

Arbëria dhe Besa do të takohen në kuadër të javës së 30-të në Superligën e Kosovës.

Ndeshja që fillon në ora 15:00, do të luhet në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

Arbëria është aktualisht në vendin e parafundit me 27 sosh dhe ende ka shpresë për ta që të mbijetojnë në futbollin elitar.

Standings provided by SofaScore LiveScore

Në anën tjetër, Besa luanë sa për prestigj, pasi mbijetesa për ta nuk është e mundur dhe nga sezoni i ri do të luajnë në Ligën e Parë.

Formacioni startues i Arbërisë: Kaçiu, Pira, Ibrahimi, Arrabal, Avdulli, Burqi, Bahtiri, Zabërgja, Kryeziu, Lika, Santos.

Formacioni startues i Besës: Kolaj, Maliqi, Halili, Ajdini, Xhaka, Salihu, Beseni, Sheqerolli, Brruti, Qorri, Tahiri. /Telegrafi/