Site icon Telegrafi

Arbëria e befason Ballkanin në Suharekë, arrin fitore të rëndësishme në garën për mbijetesë

(Foto: Facebook/KF Arbëria- Official)

Arbëria e ka mposhtur Ballkanin (3-2) në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 33-të të Superligës së Kosovës në futboll që u zhvillua në Stadiumin e Qytetit në Suharekë.

Zhvillohej vetëm minuta e shtatë e takimit kur Kreshnik Bahtiri e kaloi në epërsi skuadrën mysafire.

Pa përfunduar fraksioni i parë i lojës, nikoqirët i barazuan shifrat me golin e shënuar nga Arbër Shala (43’).

Mirëpo, porsa filloi gjysma e dytë të takimit (46’), Kreshnik Bahtiri realizoi golin e dytë personal për ta kthyer avantazhin e vizitorëve.

Agon Llugiqi u kujdes për golin e tretë të mysafirëve duke shfrytëzuar një asistim të mirë në zonë dhe e dërgoi topin në rrjetë (66’).

Në fund të takimit, ekipi nikoqir e shënoi edhe një gol, mirëpo në minutat e mbetura nuk ia doli që së paku ta barazonte rezultatin.

Falë kësaj fitoreje, Arbëria është ngritur në kuotën e 36 pikëve, dy më pak se Feronikeli që mban vendin e shtatë dhe të qëndrimit në elitë.

Në anën tjetër, Ballkani ka mbetur në vend të tretë në renditje, me një pikë prapa Dritës dhe katër prapa liderit Prishtina. /Telegrafi/

Exit mobile version