Telegrafi

Arbëria dhe Trepça ’89 luajnë për fitore, formacionet zyrtare

Arbëria dhe Trepça ’89 kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 28-të në Superligën e Kosovës.

Klubi nga Dobraja është nikoqir i mitrovicasve në takimin i cili pritet të zhvillohet nga ora 15:00 në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’ në Podujevë.

Ekipi i drejtuar nga Arbnor Morina nuk di për fitore në pesë ndeshjet e fundit dhe synon ta shijoj këtë dhe t’i ikë zonës së rënies nga kategoria.

Në anën tjetër, edhe ekipi i Shpëtim Idrizit ka tri humbje radhazi dhe dëshiron t’i kthehet rezultateve pozitive për të mos rrezikuar mbijetesën.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

Arbëria:  Thaqi; Pira, Arrabal, Ibrahimi, Avdulli; Bruqi, Zabërgja, Bahtiri; Lika, Marcelei, Kryeziu; 

Trepça ’89: Tofiloski; Pllana, Berisha, Mashau, Ard.Muja; Nene, Nimani; Darwish, Jashari, Shala; Arb.Muja;

/Telegrafi/