Telegrafi

Arbëria dhe Drenica në kërkim të fitores, formacionet zyrtare

Arbëria do ta pres Drenicën në stadiumin e Flamurtarit në kuadër të xhiros së 15-të në Superligë.

Dy skuadrat e kanë nisur mirë edicionin, por në ndeshjet e fundit kanë pas rënie në formën e tyre.

Vendasit në këtë takim vijnë pas disfatës 2-1 në udhëtim te Ballkani, teksa Drenica pas tri humbjeve radhazi.

Takimi i tyre i parë i zhvilluar në Skenderaj i kishte takuar skuadrës nga Dobraja me rezultat 0-1.

Tanimë dy trajnerët, kanë publikuar formacionet zyrtare të kësaj sfide.

Formacionet zyrtare:

Arbëria: Kaçiu, Arrabal, Ibrahimi, Bruqi, Bilalli, Pira, Shaqiri, Bahtiri, Avdulli, Rusi, Kryeziu.

Drenica: Ymeri, Lushtaku, Zeqaj, Bejta, Dumani, Miftaraj, Dushi, Mustafa, Zabergja, Morina, Fazliu. /Telegrafi/