Arbëria ka triumfuar me rezultat 3-1 si mysafir i Besës në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Tahir Vokshi” në Brestovik të Pejës.
Rezultati u zhbllokua në minutën e tetë të takimit, ndërsa golashënues ishte Marclei.
Mysafirët realizuan edhe një herë në pjesën e parë përmes Kreshnik Bahtirit (33’) për të shkuar në pushim me epërsi të dyfishtë.
Rezultatin përfundimtar e vendosi Almir Kryeziu (47’) porsa filloi pjesa e dytë.
Arbëria ka grumbulluar 25 pikë në 21 xhiro dhe qëndron në vend të gjashtë në tabelë.
Për Besën ishte humbja e 16-të sezonale dhe vetëm shtatë pikë të arkëtuara qëndron në fund të tabelës. /Telegrafi/