Site icon Telegrafi

Arbëria debuton me fitore në Superligë, mposht Trepçën ’89 në “Riza Lushta”

Arbëria e Dobrajës ka startuar në mënyrën më të mirë të mundshme në Superligë, duke fituare ndeshjen e parë ndaj Trepçës ’89 në udhëtim me rezultat 2-0.

‘Stuhia e Kuqe’ e ka shënuar dy gola, një në secilën pjesë për të marr fitoren e parë.

Kreshnik Bahtiri u bë golashënuesi i parë në edicionin 2020/21 në Superligë, kur shënoi në minutën e 17-të.

 

Po i njëjti lojtar ka asistuar te zëvendësuesi Agon Llugiqi që shënoi për 2-0 në pjesën e dytë.

Ky gol i dha ‘vulë’ fitores së skuadrës së Arbnor Morinës në “Riza Lushta”.

Këto janë tre pikët e para të skuadrës së Arbërisë në Superligë.

Punë e vështirë e pret skuadrën e Shpëtim Idrizit këtë edicion, derisa mbijetesa duket të jetë ‘mision’ edhe këtë sezon. /Telegrafi/

Exit mobile version