Site icon Telegrafi

Arbëreshët e Kroacisë vizitojnë Katedralen “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë

Një grup i arbëreshëve të Kroacisë, përfshirë studentë e nxënës, kanë vizituar Katedralen “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë.

Ata u priten nga Ipeshkvi i Kosovës Don Lush Gjergji i cili i informoi për së afërmi me Katedralen “Nënë Tereza”, raporton EO.

Drejtoresha e shkollës fillore të Arbanasit të Zasrës, Jasmina Manteshi,q u shprehë e lumtur për vizitën në Kosovë dhe Shqipëri.

“Po ia kthemë vizitën presidentit të Shqipërisë Ilir Meta, pasi ai na vizitoi vitin e kaluar, dhe jemi të  kënaqur për vizitën tonë në Shqipëri dhe Kosovë”

Më pas ku grup do të zhvillojë vizitë edhe në Ministrinë e Diasporës dhe Muzeun Kombëtar.

Exit mobile version