Telegrafi

Arbëresha Krasniqi e NISMA-s: SHBA janë sinonim i pavarësisë së Kosovës, garanci për Kosovën edhe në dialog

Deputetja e NISMA-s Socialdemokrate Arbëresha Krasniqi ka thënë se marrëveshja duhet të jetë e tillë që të respektojë kufijtë e shpallur më 17 shkurt 2008.

Krasniqi në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se NISMA Socialdemokrate ka parimet e veta se si duhet të funksionojë dialogu.

Ajo ka thënë se përfshirja e SHBA-së në dialog është një garanci për Kosovën pa anashkaluar edhe përkrahjen e Bashkimit Evropian, përcjell Telegrafi.

Deputetja e NISMA-s Socialdemokrate thotë se Kosova ka pengesa të mëdha në zhvillimin e ekonomisë dhe sipas saj më këtë dialog do të tejkalohen këto problem.

Krasniqi thotë se pak është e rëndësishme nëse dialogut do t’i prijë kryeministri apo presidenti.

“Mbi të gjitha janë interesat e Republikës së Kosovë. Ne mendojmë se SHBA janë sinonim i pavarësisë së Kosovës”.

Deputetja e NISMA-s Socialdemokrate thotë se kjo pari është për marrëveshja brenda kufijve të shpallur më 17 shkurt 2008./Telegrafi/