Site icon Telegrafi

Arbëresh Pacolli sjell “Kënga ime ju jep shpresë” (Video)

Arbëresh Pacolli, i cili është i verbër dhe me shenja të autizmit, ka sjellë një këngë në bashkëpunim me Mentor Mripën me titull “Kënga ime ju jep shpresë”.

Babai i tij, Rrahim Pacolli, përmes një postimi në Facebook ka treguar se kënga e re vjen për ditëlindjen e 14-të të djalit të tij.

“Të gjithë prindërve që kanë fëmijë me nevoja të veçanta u drejtohem që fëmijët e tyre t’i përkrahin dhe t’u japin vullnet që ti angazhojnë aty ku ata e gjejnë më së miri vetën”.

“Ndërsa shteti i Kosovës duhet të bëjë më shumë në përmirësimin e gjendjes shëndetësore të të gjithë qytetarëve të vendit të tyre, sepse nga një pakujdesi momentale një familje mundë t’i vuajë pasojat gjatë gjithë jetës”, ka shkruar mes tjerash ai. /Telegrafi/

Sot, djali im Arbreshi feston ditëlindjen e tij të 14, i cili nga lindja është i verbër me elemente autizmi. Ai nuk…

Posted by Rrahim Pacolli on Thursday, 31 March 2016

Exit mobile version