Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Arbër Zeneli, ka vazhduar me formë të mirë te skuadra holandeze, Heerenveen, ku edhe ka shënuar gol gjatë ditës së sotme (e diel).
Heereveen e ka marr një fitore të madhe 1-2 në udhëtim te Heraclesi në ndeshjen e vlefshme për javën e 29-të të Eredivisie.
Në këtë takim gjurmë ka lënë edhe ylli i Kosovës, Arbër Zeneli, i cili ka shënuar golin e sigurisë 0-2.
Goli i Zenelit u shënua nga pika e bardhë dhe erdhi në minutën e 40-të të ndeshjes.
23-vjeçari i lindur në Suedi është njëri nga lojtarët më të dalluar të skuadrës holandeze që nga transferimi i tij nga Elsborg para dy sezonesh.
Ky ishte goli i katërt këtë sezon për Zenelin, teksa ka edhe pesë asistime të shtuara.
Heerenveen gjendet momentalisht në pozitën e tetë me 39 pikë apo tri pikë më pak se vendi që e dërgon në “Play-Off” për një vend në Ligën e Evropës. /Telegrafi/