Telegrafi

Arbër Zeneli në top formë, shënon gol dhe asiston në fitoren e Reimsit

Arbër Zeneli ka harruar lëndimin e rëndë që e mbajti afër 10 muajsh jashtë fushave.

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës është rikthyer para ndalimit të futbollit, duke luajtur disa ndeshje në Ligue 1.

Megjithatë kampionati francez përfundoi para kohe dhe skuadrat tanimë kanë filluar fazën përgatitore.

Reims ka zhvilluar një ndeshje miqësore përballë Troyes, teksa kanë shënuar fitore 3-1.

Zeneli është shfaqur në formë të lartë në këtë takim, teksa e ka hapur serinë e golave me golin e shënuar në minutën e 10-të.

Reprezentuesi kosovar ishte i përfshirë edhe në golin e dytë duke asistuar për bashkëlojtarin e tij Toure për 2-0.

Gjithsesi kjo tregon se Arbëri ka harruar tanimë lëndimin dhe është në top formë.

Ky lajm gëzon edhe trajnerin e Përfaqësueses së Kosovës, Bernard Challandes që me Arbërin do ta ketë një armë plus për ndeshjet e vjeshtës në Ligën e Kombeve. /Telegrafi/