Arbër Zeneli është shpallur lojtari më i mirë i muajit mars te Reims.
Ylli shqiptar po shkëlqen te skuadra franceze, duke fituar tashmë një çmim te ekipi i Ligue 1.
Sulmuesi ka arritur ta fitoi çmimin e lojtarit më të mirë për muajin mars, ku sot ka pranuar edhe zyrtarisht çmimin.
Golashënuesi më i mirë i Përfaqësueses së Kosovës në muajin mars kishte arritur të shënonte dy gola dhe ka bërë katër asistime.
Ky ishte çmimi i parë për 24-vjeçarin pasi e kompletoi transferimin në afatin kalimtar dimëror te Reims. /Telegrafi/
🏆 Il avait été plébiscité en mars ! Auteur de deux buts et quatre passes décisives, le milieu rémois a reçu son premier trophée de #JoueurDuMois 👏 pic.twitter.com/leqkKApDB8
— Stade de Reims (@StadeDeReims) May 7, 2019