Telegrafi

Arbër Zeneli afër rikthimit pas lëndimit, fillimisht do të luajë me ekipin e dytë të shtunën

Arbër Zeneli është pran rikthimit në fushat e blerta dhe këtë e ka konfirmuar trajneri i Reims, Oscar Garcia.

Zeneli ishte lënduar rëndë në përgatitjet verore me Reims, por yll kosovar, gradualisht ka rifilluar stërvitjet kolektive dhe do të luajë me rezervat këtë të shtunë, më 19 shkurt nga 18:00.

“Ne duam që ai të humbasë pak frikën dhe menduam se do të ishte mirë që ai të luante me ekipin e dytë”, ka konfirmuar Garcia në konferencën e sotme për shtyp.

Po ashtu Garcia e ka konfirmuar edhe mungesën e Valon Berishës i cili po ashtu vuan nga një dëmtim.

Zeneli është një lojtarët më të rëndësishëm të Kosovës, ku mungesa e tij është vërejtur shumë në ndeshjet e fundit. /Telegrafi/