Telegrafi

Arbër Zeneli ftohet për herë të parë nga Reims pas lëndimit, do të jetë i gatshëm për ndeshjen me Monacon

Arbër Zeneli edhe zyrtarisht është kthyer në skuadrën A të Reims dhe është i gatshëm për ndeshjen me Monacon.

Pas një lëndimi që e mbajti gjatë jashtë fushave, sulmuesi anësori do të jetë gati për ndeshjen e vikendit.

Zeneli është grumbulluar me skuadrën A për ndeshjen që Reims e luan kundër Monacos në kuadër të Ligue 1.

Lojtari i Përfaqësueses së Kosovës ka luajtur edhe gjatë javës së kaluar, por me skuadrën e dytë të Reims.

Mbetet të shihet nëse Arbër Zeneli do të ketë minuta në ndeshjen kundër Monacos, që është mjaftë e rëndësishme.

 

Rikthimi i Arbërit është i rëndësishëm edhe për Kosovën, para ndeshjes me Maqedoninë Veriore, që zhvillohet në mars.

Zeneli lëndimin e kishte pësuar në ndeshjen që Kosova luante kundër Malit të Zi në vitin e shkuar. /Telegrafi/