Telegrafi

Arbër Zeka kundër Flori Mumajesit

Ish-fituesi i “Big Brother Albania” mendon se nuk është rregull që kompozitori nga Shqipëria krijon këngë edhe për këngëtaret sllave.

“Sa shumë që ka përparu Flori Mumajesi, tash po kompozon edhe këngë për sllavë. Urime Flori, besoj që je mjaft i kërkuar në trevat tona dhe të mjaftojnë lekët për një jetë luksoze… E çuditshmeee të punosh me dikë që të urren nga brendësia, vetëm këtë s’e kisha besu”, ka shkruar Arbri në faqen e tij në Facebook, raportojnë mediat kosovare.

Flori së fundi ka punuar këngën “Na ti mi vogori” të këngëtares Alesia. Ndërkohë, Arbëri është punësuar në Radio Televizionin e Kosovës, ku udhëheq një emision argëtues. /Telegrafi/