Telegrafi

Arbër Pira zyrtarizohet si lojtar i ri i Arbërisë

Arbëria nga Dobraja ka konfirmuar zyrtarisht transferimin e mbrojtësit të njohur Arbër Pira.

Klubi nga Dobraja ka vazhduar me përforcime pas inkuadrimit të Superligën e Kosovës.

Pas marrëveshjes me trajnerit Arbnor Morina dhe kompletimit të stafit teknik, Arbëria ka vazhduar me transferime të lojtarëve.

Lexo po ashtu Arbëria zyrtarizon shtabin teknik që do të punojë me trajnerin Arbnor Morina

Pas transferimit të Korab Hasanit dhe Aladin Dakovac, Arbëria ka konfirmuar edhe transferimin e Arbër Pirës, i cili së fundmi luajti te Trepça ’89.

Postimi pa ndërhyrje i Arbërisë

Mirësevjen Arbër Pira

KF Arbëria ka arritur marrëveshje me mbrojtësin e krahut të djathtë Arbër Pira!

Arbër Pira lojtar i cili vjen nga KF Trepça89 ka zgjedhur fanelen e kuqe të KF Arbëria për stinorin e ri.

Presidenti i KF Arbëria Z.Jahir Krasniqi së bashku me Kryesinë e KF Arbëria i dëshirojn mirëseardhje lojtarit Arbër Pira. Ata së bashku janë shprehur optimist se me punë dhe angazhim maksimal do arrijmë objektivat e klubit.

/Telegrafi/