Telegrafi

Arbër Krasniqi rrëfen për eksperiencën në New York

Arbër Krasniqi së fundmi ka publikuar këngën e tij më të re të titulluar “The End Is Here”.

Ai ka qenë i ftuar në “Reload” në RTV Dukagjini duke treguar eksperiencat e tij në muzikë jashtë vendit.

Krasniqi kishte kompozuar edhe një këngë për filmin e prodhimit amerikan të titulluar “My Sekret War”.

Intervista nga minuta 56 në videon e mësipërme.

Ai thotë se është shumë e vështirë të mbijetosh në New York nëse nuk punon shumë.

Këngëtari thotë se për shkak të ndryshimeve teknologjike dhe audiencës më të gjerë ai ka vendosur që të bëj kompozimin e këngëve në gjuhën angleze. Ai thotë se megjithatë në repertorin e tij ka edhe 7-8 këngë në gjuhën shqipe.

Kompozitori thotë se në Kosovë nuk respektohen vlerat e mirëfillta muzikore. Ai merr shembull Amerikën ku thotë se shteti paguan ata që merren me muzikë Country, përcjell Telegrafi.

“Në Kosovë vet Televizioni Publik bënë degradimin e vlerave muzikore pasi nuk ka asnjë filter për muzikën që transmeton”.

Këngëtari ka qenë shumë i sinqertë, duke thënë se kënga nuk ka videoklip për shkak të mungesës së financave.

“Edhe sponzorizimet po shkojnë në bazë të marketingut. Për fat të keq këngën që në bëjmë nuk u shkojnë shumë përshtati reklamave”.

Lexo po ashtu Arbër Krasniqi sjell këngën e re “The End Is Here”

Krasniqi thotë se dëshiron të mbahet në mend për diçka të mirë në fushën e muzikës dhe asnjëherë nuk do të këndojë për para./Telegrafi/