Dinamo Zagreb mori fitore të dielën mbrëma ndaj Rijekës si mysafir me rezultat 2-1, falë golit të Arbër Hoxhës.
Dinamo Zagrebi është shumë afër që ta vazhdojë dominimin në elitën kroate të futbollit, pasi tri xhiro para fundit, udhëheqin në renditje me 75 pikë, katër më shumë se Rijeka.
Sulmuesi i krahut, Arbër Hoxha, në lojë hyri në minutën e 87-të dhe menjëherë pas dy minutash të shënoi gol të bukur për fitoren 2-1.
#dinamozagreb #荻原拓也 のアシストからホッジャの逆転ゴール!! pic.twitter.com/pzEGxDB7B8
— 灰羽 七@アクシズ教徒 (@Haibane_7) May 5, 2024
Marko Pjaca kaloi në epërsi Rijekën me golin e shënuar në minutën e 49-të nga penalltia, por Bruno Petkovic barazoi rezultatin në minutën e 75-të me gol të bukur nga goditja e dënimit.
Hoxha ka luajtur pak së fundi, por golin e parë në kampionatin kroat si lojtar i Dinamos e realizoi në momentin më të mirë të mundshëm. /Telegrafi/