Arbër Hoxha ka realizuar një super gol në Superligën e Kroacisë.
Lojtari që ka dalë nga elita e futbollit kosovar, pasi në të kaluarën ka luajtur për Prishtinën e Ballkanin, ia doli që në këtë fundjavë të shënoi një gol të bukur.
Në përballjen mes Slaven Belupos dhe Rijekës, Hoxha lëshoi një goditje nga distanca, që e befasoi portierin kundërshtar në pjesën e parë.
Ishte minuta e 45-të e takimit, kur lojtari kosovar u duke se po harkonte për bashkëlojtarët brenda zonës, por topi përfundoi në portën e Rijekas.
Ky ishte goli i pestë për Arbërin deri më tani në këtë sezon, derisa ka edhe një asistim, ndërsa kjo sfidë përfundoi me fitoren 2-1 të Slaven Belupos. /Telegrafi/
Slaven Belupo 1-0 Rijeka (45')
Arber Hoxha what a goal!!! 🎯🎯🎯 pic.twitter.com/g2zGypNTv4
— Everything About HNL (@AboutHnl) October 23, 2022