Telegrafi

Arbër Hoxha e nis me gol sezonin e ri në Superligën e Kroacisë

Sulmuesi i krahut, Arbër Hoxha e ka filluar me gol edicionin e ri në elitën e futbollit kroat, duke shënuar golin e parë në sezonin 2024/25 në Superligën e Kroacisë.

Dinamo po luan me Istran, ndeshja e parë e këtij sezoni, ku Arbër Hoxha e nisi nga minuta e parë.

Goli erdhi në minutën e 13-të, kur Marko Pjaca harkoi në zonë, duke gjetur Hoxhën i cili me kokë shënoi për 1-0.

 

Aktualisht Dinamo e Zagrebit është duke fituar me rezultat 3-0 pas 45 minutave të para.

Dinamo Zagreb llogaritet sërish favorit, por edhe Hajduk dhe Rijeka kanë bërë përforcime dhe duan ta thonë fjalën e tyre në këtë edicion. /Telegrafi/