Site icon Telegrafi

Arbër Hoxha e mbyll edicionin me gol për Slaven Belupon

Arbër Hoxha ka shënuar gol për Slaven Belupon në barazimin 1-1 ndaj Istras në kudër të xhiros së fundit të elitës së futbollit kroat.

Hoxha shënoi me një goditje me kokë, në minutën e 56-të për 1-0.

Ky ishte goli i shtatë i anësorit shqiptar në këtë sezon në elitën e futbollit kroat.

Por Istra, që ishte vendase, barazoi në minutën e 85-të në 1-1, rezultat me të cilin u mbyll takimi.

Slaven Belupo e përfundon kampionatin në pozitën e tetë. /Telegrafi/

Exit mobile version