Site icon Telegrafi

Arbër Hajdari vë në siklet Sarën gjatë spektaklit të BBVA: Pse nuk i tregove Bardhit për lidhjen tënde me boksierin?

Gjatë një debati të tensionuar në spektaklin “Big Brother VIP Albania”, opinionisti Arbër Hajdari ka sfiduar konkurrenten Sara Gjordeni me një pyetje që ka shkaktuar shumë diskutime.

Hajdari ka adresuar aspektin e ndershmërisë dhe hapësirës private të konkurrentëve brenda shtëpisë, duke e pyetur Sarën rreth marrëdhënies së saj të mëparshme jashtë spektaklit.

“Pse nuk ishte Bardhi personi që t’i tregoje për boksierin, por ishte Erjola”, ishte pyetja që Hajdari i drejtoi Gjordenit në një moment kur reflektimi dhe ndjeshmëria ishin tejet të larta.

Ai e bëri këtë duke iu referuar një bisede të mëparshme që Sara kishte zhvilluar me Erjolën, ku e kishte zbuluar se ajo kishte një lidhje me një boksier para se të hynte në shtëpinë e BBVA.

“Gjatë kohës që je me Bardhin, vazhdon të kesh një varëse në qafë”, tha më tej opinionisti duke shtuar se ajo vet ka thënë që atë varëse e ka nga një person jashtë që e ka shumë të veçantë.

Sara, e cila tashmë ka krijuar një lidhje të dukshme me reperin Bardhi brenda spektaklit, është përgjigjur me vendosmëri gjatë debatit të martës: “Jam super e ndarë”, duke qartësuar se lidhja e mëparshme nuk ekziston më dhe se ajo është e përqendruar vetëm tek lidhja e saj aktuale me Bardhin.

Ky debat ka vënë në dukje dilemat dhe sfidat që përballen konkurrentët në një mjedis të vëzhguar dhe të ndarë nga bota e jashtme, dhe si këto marrëdhënie influencojnë dinamikën brenda shtëpisë. /Telegrafi/

 

Exit mobile version