Telegrafi

Arbër Ademi: Shumica parlamentare është stabile

Deputeti i BDI-së, Arbër Ademi tha se shumica parlamentare është stabile për momentin dhe nuk ka asnjë pengesë në votimin e ligjeve sepse 64 deputetë janë të sigurt.

”Shumica parlamentare është stabile dhe asnjëherë nuk është rrezikuar, pra e shihni se e zgjodhëm Risto Penovin për ministër dhe nuk kishte asnjë problem, edhe Ali Ahmeti është i interesuar gjithmonë të merr pjesë në raste të rëndësishme kur bëhet fjalë për shtetin dhe interesat e qytetarëve, pra shumica me 64 deputetë qëndron stabile”, deklaroi Arbër Ademi në emisionin “Klan Debat”.

Deputeti i ASH-së, Elmi Aziri në të njëjtin emision tha se përderisa nuk rrezikohet procesi i anëtarësimit të Maqedonisë në BE nuk duhen zgjedhje të parakohshme në vend.

“E natyrshme është që partia opozitare të kërkon zgjedhje të parakohshme, pra ne kemi pritur 30 vite derën e institucioneve të BE-së ta shohim të hapur dhe ne presim sa më shpejtë të bëhemi pjesë e asaj familje, zgjedhjet e rregullta janë vitin 2024, por unë them se nëse çdo veprim institucional dhe jo institucional që rrezikon procesin që kemi filluar me shumë vështirsi nuk na duhen zgjedhje të parakohshme parlamentare”, tha Aziri.