Deputeti i BDI-së Arbër Ademi, i cili është edhe kryetar i Komisionit për Çështje Evropiane, e ka ngatërruar deputeten Dafina Stojanovska me këngëtaren Dafina Zeqiri.
Në seancën e djeshme të komisionit që ai e udhëheq, në të cilën është diskutuar për propozim-ndryshimet për ligjet për korridoret, Arbër Ademi deputetes së OBRM-PDUKM-së ia ka ngatërruar mbiemrin.
Në momentin që deshi ta ftojë deputeten Stojanovska ta merr fjalën, ai atë e quajti Dafina Zeqiri.
Ademi menjëherë e vërejti se bëri gabim dhe e përmirësoi.
Ndryshe, propozim-ndryshimet për ligjet për korridoret kanë shkaktuar përplasje në mes partisë opozitare maqedonase dhe atyre në pushtet./Telegrafi/