Telegrafi

Arbenita publikon një fotografi të përbashkët me Feron

Fero dhe Arbenita Ismajli (Foto: Instagram)

Arbenita Ismajli po vazhdon të marrë vëmendjen e të gjithëve në rrjetet sociale.

Modelja, e cila u bë e njohur nga lidhja me Feron, është mjaft e ndjekur dhe vetëm në Instagram numëron 449 mijë ndjekës.

Ajo nuk heziton që të ndajë imazhe dhe video të ndryshme, teksa në koleksionin e imazheve të saj nuk mungojnë as ato me parterin- Feronitin.

Fero dhe Arbenita Ismajli (Foto: Instagram)

Çifti gjatë kësaj kohe po kalojnë momente tejet të lumtura pranë njëri-tjetrit dhe Ismajli ndodhet në Berlin pranë të dashurit.

Ata çdo ditë e më shumë e dëshmojnë dashurinë e tyre, përkundër spekulimeve që qarkulluan në mediat rozë.

Lexo po ashtu Arbenita merr vëmendje me pozat e reja teksa shfaqet me të brendshme

Zeshkania muaj më parë po ashtu ka qenë një nga emrat më të zëshëm për shkak të publikimit të një videoje me ish-partnerin e saj.

Në anën tjetër, Fero të shumtën e kohës është në studio duke punuar në albumin e ri që pritet ta sjellë në mars. /Telegrafi/