Ish-çifti Fero dhe Arbenita Ismajli ndonëse të ndarë nuk i kanë lënë deklarata dhe ‘thumbat’ ndaj njëri-tjetrit.
Dyshja i dhanë fund martesës pas paditjes nga modelja të reperit mes akuzave për dhunë në familje.
Në një postim të fundit, ishte reperi ai që edhe një herë deklaroi se ka ndarë rrugët përfundimisht me modelen.
Por, me sa duket nuk ka munguar një ‘thumb’ nga ana e Arbenitës në drejtim të Feros.
Ajo ka postuar një ‘meme’ në InstaStory që kishte në fokus djemtë 25 vjeçar të Ballkanit që janë të papunë, e që për ta ende kujdeset nëna e tyre.
“Çka të them më tepër?”, ka shkruar Arbenita në mbishkrimin e postimit.
Kjo la të kuptohej që ishte për reperi, pasi i njëjti tashmë ka hequr dorë nga muzika duke deklaruar se dëshiron t’i përkushtohet fesë islame. /Telegrafi/