Telegrafi

Arbenita Ismajli ‘thumbon’ Feron: Imagjino të lëndoni një vajzë, që Zoti ta ka dërguar për t’u shëruar

Arbenita Ismajli është rikthyer në rrjete sociale menjëherë pas sherrit me partnerin e saj, Feronit Shabanin – Feron.

Javën e kaluar u raportua në media se këngëtari ka ushtruar dhunë ndaj modeles dhe si rezultat çështja e tyre ka përfunduar në gjykatë.

Në bazë të raportit të Prokurorisë, aty thuhet se për afro 100 ditë, ndaj Arbenitës janë ushtruar forma të ndryshme të dhunës.

Foto: Screenshot/Instagram

Reperi aktualisht ndodhet në paraburgim, ndërsa modelja po vazhdon të marrë vëmendje me postimet në rrjete sociale.

Lexo po ashtu Rasti me Feron - Arbenita Ismajli vjen me një postim në rrjete sociale

Ajo ka shpërndarë një fotografi në InstaStory ku shkruan: “Imagjino të lëndoni një vajzë, që Zoti ta ka dërguar për t’u shëruar”.

Foto: Screenshot/YouTube

“Shijojeni atë humbje”, vazhdoi mes tjerash Ismajli.

Arbenita dhe Fero duhet theksuar se kanë bashkë një vajzë të vogël të quajtur, Nina. /Telegrafi/

Foto: Screenshot/YouTube