Arbenita Ismajli është rikthyer në rrjete sociale menjëherë pas sherrit me partnerin e saj, Feronit Shabanin – Feron.
Javën e kaluar u raportua në media se këngëtari ka ushtruar dhunë ndaj modeles dhe si rezultat çështja e tyre ka përfunduar në gjykatë.
Në bazë të raportit të Prokurorisë, aty thuhet se për afro 100 ditë, ndaj Arbenitës janë ushtruar forma të ndryshme të dhunës.
Reperi aktualisht ndodhet në paraburgim, ndërsa modelja po vazhdon të marrë vëmendje me postimet në rrjete sociale.
Ajo ka shpërndarë një fotografi në InstaStory ku shkruan: “Imagjino të lëndoni një vajzë, që Zoti ta ka dërguar për t’u shëruar”.
“Shijojeni atë humbje”, vazhdoi mes tjerash Ismajli.
Arbenita dhe Fero duhet theksuar se kanë bashkë një vajzë të vogël të quajtur, Nina. /Telegrafi/