Modelja e njohur, Arbenita Ismajli, njihet për pozat e saj perfekte.
Ani pse nuk ka shumë kohë që është bërë nënë për herë të parë, bukuroshja ende qëndron në formë.
Kështu të paktën po duket përmes postimeve në rrjetin social Instagram, teksa ajo shpesh po publikon imazhe.
Së fundmi modelja është parë në shëtitje me vajzën e saj, derisa mori vëmendje me përshkrimin.
“Nuk jam një nënë e zakonshme, jam nënë me stil”, ka shkruar ajo.
Ismajli përndryshe u shfaq e veshur me një fustan të zi, me të cilin fokusonte fizikun e formësuar. /Telegrafi/