Site icon Telegrafi

Arbenita Ismajli: Nuk mund të besoj akoma se jam bërë nënë

Arbenita Ismajli (Foto: Instagram)

Rreth dy javë më parë ajo u bë nënë e një vajze të quajtur, Nina.

Fjala është për modelen Arbenita Ismajli, e cila së bashku me partnerin e saj, reperin Fero, u bënë prindër për herë të parë më 24 prill.

Dyshja, të cilët po kalojnë çaste të lumtura me foshnjën, duket se akoma nuk e kanë kuptuar faktin se kanë marrë një epitet të ri.

Arbenita Ismajli (Foto: Instagram)

Së fundmi ka qenë modelja nga Kumanova ajo e cila ka bërë një postim në InstaStory duke shtuar se nuk po mund të besojë se është bërë nënë.

“Nuk mund të besoj akoma se jam bërë nënë”, ka shkruar ajo.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Arbenita Ismajli

Ndërsa në një tjetër postim të shpërndarë në Instagram, Arbenita ka vënë në pah këmbët e vajzës së vogël.

Arbenita Ismajli (Foto: Instagram)

Sido që të jetë, Fero dhe modelja Ismajli i dhanë fund beqarisë në shkurt duke kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë por pa ndonjë ceremoni.

Të njëjtit në një intervistë të fundit deklaruan se kanë dëshirë të kenë shumë fëmijë në të ardhmen. /Telegrafi/

Exit mobile version