Fero dhe Arbenita Ismajli kohëve të fundit kanë qenë ndër emrat më të komentuar në mediat rozë dhe jo vetëm.
Dyshja, që janë të lidhur për më shumë se një vit, javën e kaluar u përballën me një video jo edhe aq të këndshme, gjersa shfaqet Arbenita duke u puthur me një mashkull, që siç e sqaroi ishte ish-i dashuri i saj.
Sidoqoftë, kjo duket se e bëri edhe më të fuqishme lidhjen e tyre pasi të njëjtit po shijojnë çdo moment pranë njëri-tjetrit.
Së fundmi, është vet modelja Ismajli ajo e cila ka ndarë një moment intim me të partnerin e saj në InstaStory.
Me këtë e dëshmojnë se veçse janë bërë më të afërt e më të bashkuar, përkundër spekulimeve të fundit.
Në anën tjetër, reperi gjilanas nuk e komentoi videon e të dashurës së tij, por vetëm publikoi imazhe të tjera përkrah saj.
Fero përndryshe tash e një kohë është zhvendosur në Gjermani dhe atje po punon për projekte të reja e po ashtu edhe për albumin që pritet ta lansojë së shpejti. /Telegrafi/