Ditën e djeshme (27 korrik), reperit Fero iu shqiptua dënimi prej 30-ditësh paraburgim në lidhje me rastin e sulmit të një qytetari në veturën e tij.
Vendimin për paraburgimin e reperit u aprovua nga Gjykata Themelore e Gjilanit, pas parashtrimit të kërkesës nga Prokuroria.
Megjithatë ky rast nuk e ka ndaluar bashkëshorten e tij, modelen Arbenita Ismajli që të vazhdojnë aktivitetin e saj në rrjetet sociale.
Ajo ka postuar disa imazhe të reja atraktive në llogarinë e saj në Instagram, teksa të menjëhershme kanë qenë komentet dhe kritikat nga ana e ndjekësve.
“Mos u reklamo shumë se e ke burrin në burg”, ka shkruar njëri prej tyre, për të vazhduar me një tjetër: “Burrin në burg ti lazdrohesh këtu”.
Kujtojmë që Fero u arrestua pas publikimit të pamjeve ku ai shihet duke grushtuar një qytetar në veturë.
Më pas avokati i reperit dha detaje rreth rastit, duke deklaruar se i njëjti ishte provokuar pasi qytetari në veturën e tij kishte lëshuar një këngë të Unikkatilit, në të cilën ai shan publikisht Feron.
Ndryshe, Arbenita dhe Fero kurorëzuan dashurinë me martesë në shkurt të vitit 2021, ndërsa u bën prindër pak muaj më vonë. /Telegrafi/