Reperi i njohur nga Gjilani, Fero, sot (e mërkurë) feston ditëlindjen e 23-të.
Ai mori urime të shumta nga miqtë dhe kolegët, teksa këtë ditë publikoi edhe projektin e ri muzikor “2Pac” dedikuar Tupac-ut.
Sidoqoftë, një urim të veçantë ia kishte bërë edhe partnerja e tij, modelja e njohur Arbenita Ismajli.
Kjo e fundit ka zgjedhur një fotografi të përbashkët të tyre dhe ka shkruar fjalët më të bukura për artistin shqiptar.
“Shpirti im. Urime ditëlindja. Ti e di që të dua shumë”, ka qenë urimi i Ismajlit.
Çifti janë të lidhur prej më shumë se dy vitesh përkundër aludimeve që bëhen në mediat sociale e në faqet rozë.
Modelja Ismajli po vazhdon karrierën e saj në Angli, teksa Fero është zhvendosur që një vit në Gjermani. /Telegrafi/