Telegrafi

Arbenita e njofton Feron me familjen e saj, dalin edhe imazhet e para në rrjetet sociale

Fero dhe Arbenita Ismajli (Foto: Instagram/ferofera)

Reperi gjilanas, Fero dhe modelja Arbenita Ismajli tash e një kohë po shijojnë romancën e tyre. Çifti i njohur shqiptar tashmë duket se e kanë ngritur në një nivel më të lartë lidhjen e tyre.

Në postimet e publikuara në rrjetet sociale, Arbenita bën të ditur se të dashurin e saj e ka prezantuar edhe me familje.

Kjo e fundit ka hedhur disa fotografi në llogarinë e saj personale, Instagram, gjersa shfaqet me Feron dhe vëllanë e saj.

Dyshja siç shihet kanë marrë një hap më tej sa i përket lidhjes pasi edhe para pak ditëve Arbenita e quajti “burrë” reperin Shabani.

Fero dhe Arbenita kaluan disa ditë të mira në Greqi për xhirimet e klipit të ri të reperit, pjesë e të cilit është edhe e dashura e tij.

“Ride or Die”, titullohet kënga e re e anëtarit të labelit “On Records” që pritet të prezantohet shumë shpejt para fansave. /Telegrafi/