Mbrojtësi Arbenit Xhemajli, që luan te Kosova U-21, ka dëbuar ndaj Gjibraltarit te Kosova A.
Ai është shprehur i lumtur me debutimin dhe fitoren në një ndeshje ku kundërshtari luajti shumë në mbrojtje.
“Jam shumë i lumtur për debutim në Kombëtaren A, sidomos me fitoren”.
“E kemi pritur nga fillim që do të jetë vështirë, pasi ata mbrohen gjatë gjithë kohës. Mirë që shënuan në fund, por kemi mundur të bëjmë më mirë”.
Xhemjali mund të kthehet te Kosova U-21, për ndeshjen me Shqipërinë, por thotë se ende nuk ka biseduar me trajnerët.
“Nuk kam folur me Challanesin dhe Prekazin. Do të flas me trajnerin dhe do ta shoh ku do të luajë pastaj”, ka thënë Xhemjali për Supersport. /Telegrafi/