Një prej antarëve të kastit të filmit “Shok”, Arben Zharku, ka folur me të arritur në aeroportin e Prishtinës për eksperiencën e tij në ceremoninë Oscar.
Zharku bashkë me ekipin shkelën në tokën shqiptare pa qenë fitues të Oscar.
Ndonëse nuk fituan, ata konsiderohen fitues të mëdhenj, por duket se Zharku pendohet për shumë gjëra në prononcimin për Klan Kosovën, shkruan Telegrafi.
“Ishte eksperiencë e mirë. Ne u munduam të prezantojmë Kosovën sa më mirë në sytë e botës”.
“Dhemb që nuk e fituam Oscarin, këtë nuk mund ta fshehi, mirëpo jam krenar me këtë ekip”, u shpreh Zharku. /Telegrafi/