Telegrafi

Arben Taravari kërkon të shkurtohet ora policore dhe të shitet kafe

Shkurtimi i orës policore dhe hapja e kafeneve që do të shërbejnë me “merr dhe shko” janë disa nga kërkesat e Shtabit të Krizës për Komunat e Gostivarit, Vrapçishtit dhe Mavrovës.

“Gjatë ditëve të punës, kufizimi duhet të jetë nga ora 23:00 deri në ora 5, ndërsa gjatë fundjavave nga ora 19:00 deri në ora 5. Ashtu si javën e kaluar, përsëri do të dërgojmë kërkesë që të lejohen kafeneve të punojnë sipas mënyrës “merr dhe shko””, tha kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ai tha se ende nuk ka marrë përgjigje zyrtare nga kërkesa e mëhershme, edhe pse, siç tha ai, më 30 prill kërkesa e mëhershme është shqyrtuar në mbledhjen e Shtabit Shtetëror të Krizës.

Sipas Taravarit, shitja e kafeve nuk ndryshon asgjë nga shitja e artikujve tjerë ushqimorë dhe do t’u ndihmojë kafeneve./Telegrafi/