Kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari sot ka hapur turneun ndërshkollor të shahut që përfshin shkollat fillore në teritorin e Komunes së Gostivarit. Taravari njoftoi se turneu organizohet nga klubi i shahut “Gostivari”.
“Shahu është një aktivitet shumë i rëndësishëm për rritjen e shëndetshme të fëmijëve dhe këto gara ndihmojnë edhe për zbulimin e talentëve të rinj në ketë sport me të cilët besoj fuqishëm që nesër të gjithë do jemi krenarë me arritjet e tyre. Fitoftë më i miri”, ka shkruar mes tjerash Taravari.