Telegrafi

Arben Raravari: Armët e vetme që kisha ishin përkushtimi dhe ndershmëria në punë

Zoti Arben, për momentin jeni president i bordit drejtues të Klinikës Neurologjike dhe shef i Departamentitpër migrenë, kokëdhimbje dhe sindrome të dhimbjes.Julutem më tregoni, cila është puna juaj nëkëtë department?
Momentalisht jam i punësuar në Klinikën Universitare tëNeurologjisë(KUN) në Shkup, në Kampusin e Qendrës Klinike Universitare“Nëna Terezë”, në Shkup. Udhëheq repartin për migrena, kokëdhimbje dhe sindroma të ndryshmëtë dhimbjes, domethënë në vazhdimësi ndjek 10 pacientë me sëmundje të ndryshme neurologjike. Në këtë repart janë të punësuar edhe dy mjekë së bashku me një infermiere.Sistematikisht në këtë repart edukohen specializues të neurologjisë, internos,psikiatrisë, neurokirurgjisë,mjeksisë familjare etj.Duke besuar që puna e mjekut duhet të jetë në kontakt të vazhdueshëm edhe me përgatitjen e brezit tëri të mjekëve, ligjëroj në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin Shën Kirili dhe Metodi,duke ndarë dijen time jo vetëm me studentë të mjekësisë,por edhe me specializantë të neurologjisë,specializantë të mjekësisë familjare,studentë të logopedisë dhe fizioterapisë.Megjithëse kam një ditë tepër dinamike profesionale,gjej kohë për t’iu dedikuar edhe disa projekteve ndërkombëtare që janë të përqëndruar në testimin e barnave që lidhen me sëmundje dhe sindroma neurologjike.Që nga viti2008 jam President i Bordit të Klinikës Universitare të Neurologjisë në Shkup.Tani që për hir të pyetjes tuaj i rendita aktivitetet e mia profesionale, po kuptoj dhe vetë se sa shumë jam ingarkuar,por tek e fundit ia vlen,më pëlqen të zgjohem në mëngjes dhe të di se kam njërëz për t’i shëruar,studentë për tëedukuar,domethënë jetë njerëzish që në një farë sensi më lejojnë të jem pjesëe tyre të paktën për një farë kohe.

Punoni në klinikë ku shumica dërmuesee kolegëve tuaj janë maqedonas dhe ju jeni një ndër udhëheqësit atje.E kam përshtypjen se rinia shqiptare në Maqedoni e ka tëkrijuar një paragjykim, senë vendeme shumicë maqedone nuk është i mundur përparimi profesional. Ju lutem thyenikëtë paragjykim dhena përgenjeshtroni këtë ide!
Shqiptarët nuk janë racëe trashë,apo nuk kanë ndonjë gap nëetninëe tyre,dhe ndaj nuk shoh pse duhet ende tëekzistoj dyshimi që ne duhet të paragjykohemi apo diskriminohemi.Në mungesë totale modestie unë do ju pasqyroj një pjesë të jetës time.Jam diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë në vitin 1998,në Shkup.Ishin kohë të vështira për ne shqiptarët,mezi na besonin ndonjë funksion si pastrues apo si infermier.
Sepse pikërisht shqiptarët ishin të dorëzuar ndaj paragjykimeve absurde.Natyrisht që ne nuk mund të ngjallnim Fishtën apo Migjenin për revolta poetike,por ne të paktën duhet tëishim të parët që me bindje të bënim të tjerët të besonin që jemi normal.Ndaj duke qenë ithtar i këtij parimi,unë vendosa të luftoj aty,dhe më besoni që ishte një betejë parimore tepër e rëndësishme.E kuptova menjëherë që sapo i kisha hipur kalit tim të betejës.Arma e vetme që kisha ishte përkushtimi dhe ndershmëria në punë.Kështu krijova një rrjet bashkëpunimi në rajon me profesionistëtë lëmisë për të ndarëeksperiencat tona profesionale. Nisa të kërkoj sa më shumë mundësi për të marrëpërvoja në ato vende që kishin nivel më të lartë shkencor në fushën time,dhe një pjesë të mirëe arrita. Isha asistent i mirë sipas vlerësimit të studentëve,madje vitin e fundit isha një ligjërues shumë i mirë gjithnjë sipas vlerësimit të tyre.Botoja libra në ndërkohë, jo për të mbushur biblotekën time personale, me letra,por libra tek të cilët,mundohesha të pasqyroja sa më shumë informacion koherent shkencor.Një nga gjërat që më ka kënaqur,pa modesti,ka qënë mobilizimi i kolegëve të mi,duke organizuar edhe peticione të firmosura që unë të mbetem në atë pozicion.Më besoni, kënaqësia moralee tejkalon ndonjëherë atë profesionale megjithëseështë shumëe vështirë t’i ndash këto të dyja, të paktën në profesionin e mjekut.Pra,ja ku më keni,shqiptar,meemrin Arben,që jam duke shkruar arritjet e mia profesionale,pikërisht për të treguar që unë munda dhe më besoni është vetëm fillmi i rrugëtimit tim. Duatë nënvizoj se nëçdo moment unë jam prezentuar thjesht ashtu si jam; Arben Taravari,shqiptar nga Gostivari. Tashmë në Klinikën Neurologjike në Shkup janë 10 shqiptarë të punësuar,dy prej të cilëve mjekë dhe dy infermierë,absolutisht të gjithë profesionistë të mirëfilltë.Më falni që ndoshta u zgjata shumë me këtë përgjigje,madjee di që rrezikoj të tingëlloj edhe pak mendjemadh,por jam isigurtë që të gjithë ata qëe kanë ndershmërinë në shpirt do të më kuptojnë drejtë,do të kuptojnë se një shqiptar mundet,dhe se madje unë do të jem nën hijen e atyre që do të vijnë pas meje.

Ju jeni anëtar i bordit në revistat mjekësore MEDICUS dhe VOX MEDICI dhe gjithashtu keni shumë angazhime tjera shtesë. Si e përballoni këtë, mbi te gjitha si arrini të kryeni çdo detyrë dhe obligim që jua nxjerr puna?
Në qoftë se unë nuk do mundesha të përballoj ngarkesën e punëve të mia ju siguroj që do kisha hequr dorë prej tyre. Unë jam në bordin drejtues të gazetës Medicus mendoj se jam në rrugë të mirë me këtë organ shkencor,duke patur parasysh që ambiciet e mia janë që këto botimeprofesionale t’i sjellim në nivelin e botimeve më të mira ndërkombëtare.Paralelisht ne kemi edhe një grup të rinjsh të cilët trajnohen për të qënë ata udhëheqësit e së ardhmes së këtij periodiku.Jam i angazhuar edhe në projekte ndërkombëtare që kryesisht janë të përqendruar në hulumntimin e medikamenteve të reja për trajtimin e simptomave dhe sëmundjeve heredodegjenerative,që duhet të theksoj ështëedhe një nga qëllimët e mia personale profesionale,domethënë zbulimi i formave sa më të sigurta dheefikase të trajtimit të sëmundjeve të pazgjidhura deri nëfund .Para pak kohëve isha i angazhuar edhe në Fakultetin e Mjekësisë në USHT,por aty për fat të keq duket se energjia ështëe kanalizuar në rrugë të gabuar. Ndershmëria dhe profesionalizmi në organet drejtuese duket se nuk është vënë në punësa duhet dhe si rrjedhojë pashë të ndodhnin gabime strategjike dhe taktike,të cilat natyrisht kushtojnë te studentët,të cilët vijnë për të marrë dije në formën më të sinqertë. Konstatova që mëe mira për momentin nga ana ime ishte dorëheqja,por jam kaq krenar për studentet e mrekullueshëm që kam lënë aty dhe ndaj nëemër të tyre,duke shpresuar tek një menaxhim më i drejtë i organizimit tëedukimit universitar do të kthehem me dëshirë dhe pasion të madh pranë USHT-së.

Përveç gjuhës shqipe ju flisni edhe tre gjuhë tjerae ato janë: maqedonisht, turqisht, dhe anglisht. Pyetja është, cila është vlera e diturisë së gjuhëve për një njëri?
O unë jam një folës i keq i gjuhëve.Po!Vuaj nga mania se nuk di të flas mirë asnjë gjuhë,por kam fat që i dua shumë popujt dhe kulturat e ndryshme,unëeduatë ndryshmen,jam i prirur nga natyra të shijoj diferencat dhe ndoshta kjo plotëson boshllëkun tim me gjuhët.Turqisht flas me prindërit e mi, të cilët mua me quajtën Arben, kurse motrën time Zana. Disa këtu na quajnë turqishtfolës ose në zhargon turqeli, po ne jemi shqiptarë.Studiova, specializova, magjistrova dhe doktorova në gjuhën maqedonase. Anglishten nuk e flas keq, por mos mendoni se do kisha marrë guximin të përktheja ndonjëherë në këtë gjuhë,anglishtja për mua është pak a shumë gjuhë respekti,unë kam respekt për gjuhën e mbretërvedhe anglishtja ështëe tillë.Kam tentuar të ligjëroj edhe në gjuhën serbeedhe bullgare dhe fillimisht shikoja që auditori dilte konfuz nga salla,e kuptova që ishte për shkak të zotërimit tim të dobët të këtyre dy gjuhëvedhe një mjek ka gjithnjë një favor,gjuha jonë profesionale,terminologjikeështë pak a shumëe njëjtë,ndaj unë nisa të përdor më shumë terminologjinë mjekësore kur ligjëroja në bullgarisht edhe serbisht,ndaj edhe të pranishmit filluan të më marrin mëseriozisht(shaka).

Momentalisht ju jeni asistent kërkues(researcher) në Fakultetin eMjeksisë në Shkup.A ka diçka që duhet të ndani me lexuesit tanë dhe cila është ajo qëe keni bërë së fundmi?
Unëjam bashkëpuntor në KUN –Shkup. Jam i përfshirë në disa projekte shkencore,si: përfundimin e librit tim të gjashtë për sindromat e dhimbjes, migrenës dhe kokëdhimbjet, jam duke punuar në disa hulumtime gjenetike për distonitë, i ciliështë projekt multicentrik i BashkësisëEvropiane dhe unë jam përfaqësues i vetëm i Republikës së Maqedonisë,jam në një projekt për hulumtime gjenetike në parkinsonizëm, të cilin e përfundojmë për pak muaj, hulumtimeepidemiologjike të migrenave dhe komorbiditeteve të tjera,hulumtime klinike dheepidemiologjike të sëmundjes së Alchajmerit në Maqedoni,testim të barnavetë reja për sklerozën multiple,testim tëbarnave të reja për sëmundjen e Alchajmerit etj.
Para ca muajsh botova librin tim PRAKTIKUM NEUROLOGJIK, në gjuhën maqedonase dhe në gjuhën shqipe, dukee vënë në shërbim në Maqedoni, Shqipëri dhe në Kosovë, për studentët e mjeksisë, specializantët e: neurologjisë, psikiatrisë, neurokirurgjisë, mjeksisë interne, mjeksisë familjare dhe infektologjisë. Promovimi i librit do të bëhet në Fakultetin e Mjeksisë në Prishtinë, në fillim të vitit 2015.

Çfarë gjërash keni mësuar në jetë për këto vite?
Nësë dikush do të më pyeste në vitin 1998,atëherë kur u diplomova në Fakultetin e Mjekësisë,se ku do të donit të ishit në vitin 2015,përgjigjja do të kishte qënëe njëjtë,si atëherëedhe tani: këtu ku jam sot! Ky ka qënë vizioni im që atëherë,e kisha të qartë këtë projekt në kokën time dhe jam me kaq shumë fat dhe paralelisht krenar,që ia kam dalë.Kam një tufë me njerëz për të falenderuar,një tufëme rrethana fatlume që ishin në krahun tim,nëse do të bëheshim pak frojdian do të duhet ta filloja falenderimin që nga ata që gatuan personalitetin tim në fëmijëri,e nëse do të fusnim pak humor amerikan,do të falenderoja, ashtu si bënte dikur shkrimtari Mark Twein,duke thënë se suksesin e karrierës së tij ia dedikonte të gjithë shoferave të makinave që nuk e kishin e shtypur,por e rëndësishmeështë që unë kam mirënjohje për të gjithë ata që më ndihmuan të jem këtu.Cfarë më mësoi jeta? Të jem maksimalisht transparent, i hapur maksimalisht për bashkëpunim me secilin, pa asnjë paragjykim,mjafton që ta mendosh diçka dhe besosh fortë dhe do ia arrish!

Si i hapni perspektivat për jetën?
Nuk kam ndonjë formulë që do doja ta kisha për t’i thjeshtëzuar gjërat për veten po edhe për të gjithë ata që përpiqen për teecur përpara.Me ndershmëri ju them se unë kam shkuar përpara duke besuar fort tek e mira.E mira kërkon shumë punë,kërkon devotshmëri,kërkon të jesh lojal me skuadrën tënde.Me këtë duatë them që askush nuk mund të luftoj i vetëm,t’i mund të kesh barrën që të jesh drejtues i njëekipi,por pa ato që qëndrojnë në krahun tënd asnjëherë nuk shkohet deri në realizimin final.Unë dua që kur nipërit e mi të shikojnë tek unë,të dallojnë një gjysh që në mënyrën e tij luftoi për të mirën e tyre dhe të shokëve të tyre.

Cili është sekreti juaj i suksesit?
Përkushtimi në realizmin e qëllimit tënd.Si e përmenda qëllimi im ështëe mira e përbashkët.Me ndershmëri dhe optimizëm ne mund të arrijmë qëllimet tona në formën e tyrë ideale.Fitorja shpirtëroreështë mëe mira e të gjitha fitoreve që njerëzimi ka njohur.

Si do ta përshkruani gjendjen tuaj të tanishme? (gjendjen shpirtërore, fizike, politike, profesionale)
Kjo është një pyetje që më shtyn të bëhem ndoshta edhe pak sentimental dhe me thënë të drejtën mua nuk më pëlqejnë sentimentalizmat.Po nga ana tjetër ndoshta është një rast i mirë ti tregoj disa njërëzëve të mi të afërt,ca gjëra që jeta imee ngarkuar nuk më lejon tu a them.E filloj me prindërit e mi,dua t’ju them që në auditoriumet e ndryshme,nëpër korridoret plot ankth të spitalit,në zyrat e punës mbushur plot me takime që kanë hall,shpresë dhe gëzim,aty ku unë dukem se jam 100% i përqendruar në punën time,në të gjitha këto vende,unë jam dhe do të jem gjithmonë Arbeni i tyre. Pastaj në jetën time vjen Nora.Nora është gruaja ime.Ajo më ka dhënëdy djem tëmrekullueshëm dhe kujdeset për ta me një rol plus,me atë të babait.Thonë që pas një burri të suksesshëm ka gjithnjë një grua të mirëdhe unëe vërtetoj pa asnjë lloj dyshimi këtë postulat,duke iu referuar jo dhe aq vetes se sa gruas sime.Dy djemtë pastaj,Astriti dhe Arbi,janë motivi im,janë ata për të cilët nuk njoh asnjë kompromis,janë dashuria ime mëe madhe. Oh,kam edhe një mbesë të vogël,Eliza,ajo është princesha e shtëpisë sonë.Tani nëse përqendrohem më shumëte vetja,fizikisht jam mirë,jam ciklist i apasionuar. Një gjë tjëter që më ndihmon për të qënë mirëështë muzika,muzika është armiku më i madh i stresit sipas meje,natyrisht muzika e mirë.Unë jam i dhënë shumë pas ekipit,pas ndarjes së vlerave me shumënjërëz, më mbush shpirtërisht kur shikoj studentët e mi të arrijnë rezultate të mira,besoj dhe krenarisht them qëbrenda një dekade apo një dekadee gjysëm ne do të kemi njëekip neurologësh që do të jenë zotërinj në profesionin e tyre. Sa për angazhimin politik,unë kam qenë i përfshirë nëpolitikë para disa vitesh,kam qenë kryetar i RDSH-së dhe anëtar Kryesie në PDSH,por angazhimi im politik ka qënë i lidhur ngushtë me figurën e të ndjerit Arbën Xhaferrit.
Presidenti më i famshëm amerikan,John F.Kennedy thoshte që: ‘Mos pyet seçfarë bën vendi yt për ty,por çfarë bën ti për vendin tënd.’Kështu që, le të përpiqëmi të bëjmë atë që ndoshta në fillim duket e pamundur,por pastaj,nëseecim të bashkuar në idealet tona,do duket mëe thjeshtëdhe mbi të gjitha e mirë. Idealet tona nuk mund të jenë të stisura,nuk mund të jenë klishe,ato do të vijnë nga mundi dhe pamundësia jonëe deritanishme.Një ditë,shoku im,Zijadin Sela,qëështë Kryetar i Komunës së Strugës,erdhi dhe më shtroi idenëe tij,që konsiston në këto qëllime qëiu tregova dhe me thënë të drejtën pranova.Tash Pdsh-ja udhëhiqet nga mentaliteti Nicean “njeriu-Zot”. Dua të mbyll këtë përgjigje,ndoshta më të gjatën time në këtë intervistë,me një thënië të presidentit të ndjerë Kennedy që thoshte se: “ Të drejtat e të gjithë njerëzve janë të rrezikuara nëse janë shkelur të drejtat qoftëedhe të një qytetari të vetëm.”Dhe ne nuk jemi një,dy apo tre që ndjejmë që na janë shkelur mundësitë dhe të drejtat,por jemi shumë,jemi populli. Tash ka ardhur koha për politikën e vërtetë,politikën e popullit.

A keni pasur ndonjëherë ndonjë pikëqëllim të cilin e keni shënjestruar dukë thënë “është shumë rëndë të arrihet”?
Sigurisht! Si ju tregova unë shkoj kryesisht nëekip dhe në këto raste të vështira lojtarët eekipit tim kanë qënë ata që më kanë mbështetur.Ia kam dalëedhe në sajë të tyre,të prindërve të mi,të bashkëshortes sime,të profesoreshë Vera Petrovës,të z.Arbën Xhaferi,ndoshta ky i fundit ka pasur edhe kusuret më të mëdhaja me mua në kështu rastesh sepse ishte ai që i kërkoja më tepër mendim.Dua të veçoj Profesor Pavël Traubner, një hebre Sllovakie, me të cilin punova projektet e para shkencore, ishte njëri që më mundësoi të mëhapen dyert anë e mbanë botës, dhe kur e pyesja se si do mundem t’ia kthejë këtë mbështetje të jashtëzakonshëm,më thoshte se s’kam borxhe ndaj tij përvec se kur unë pas ca kohësh do të gjendesha në të njëjtën pozitë që ai ishte me mua,dhe të kisha ndonjë student apo mjek të ri që do të shikoja vlera e t’i jepja ndihmën time pa asnjë kursim.

A jeni perfeksionist?
Po, për fat të keq. Kjo gjë më lodh tepër, po mundohem sa më shumë të rehabilitohem në këtë drejtim pavarsisht se unë nuk jam edhe aq i ri për të ndryshuar,por gjithsesi thonë që kur e konstaton problemin, aty fillo dhe zgjidhe.Unëe çmoj shumë Ajnshtajnin,jo vetëm në kontekstin shkencor, por sidomos për konceptet e tij dhe teoria e tij mbi relativitetin më ndihmon shumë,sidomos në kontekstin profesional,në punën timeështëi pamundur perfeksionizmi njërëzor,aty e di që pika në fund vihet gjithnjë nga Zoti.

Si e kombinoni karrierën tuaj dhe kujdesin si baba?
Ju po që dini të bëni pyetje që zgjojnëemocionin para arsyes.Fëmijët e mi,si ju thashë janë thembra e Akilit për mua.Kam përshtypjen që ndoshta secili prind ndjen në momente të caktuara se nuk rri sa duhet apo nuk bën sa duhet për fëmijët e tij,por në rastin tim ështëe sigurtë që nuk kaloj aq kohë sa duhet me ta.Çfarë t’ju them?Më vjen keq,ka momente madje që mendoj se do heq dorë nga gjithçka,kur jam duke punuar mbi ndonjë nga projektet e mia dhe djali im 9 vjecar Arbi do të luaj me mua,dhe unë nuk mundem se jam para kompjuterit,atëherë them që duhet të ndaloj dhe të merrem me atë që dua më shumë.Një nga mjeshtrat e mjeksisë në botë,z.Martin Fisher ka thënë që nëse një mjek do vetëm të quhet po edhe të jetë i tillë duhet të kuptoj që 16-18 orë në ditë duhet të jenë një orar normal pune për të.Kështu unë bëj pjesë tek ata që pa vetdijejo vëtëm dukem, por edhe jam. Nora është personi që ndoshta nuk kam gjetur rast t’ia them ndonjëherë kaq drejtpërdrejt se unë nuk kam kohë për kështu deklaratash,po ja,meqë intervista juaj po më jep mundësinë të them gjëra që nuk janëtë zakonshme për jetën time të ftohtë prej mjeku,po gjej kohën për ti thënë; e kam zemrën plot mirënjohje për ty Norë,ti je gruaja mëe mirë që një si unë do mund të kërkonte.Jam burrë me fat.Nora ështëjo vetëm nëna, por edhe babai i djemve të mi,ajo mbulon sektorin më të ndjeshëm të jetës time.

A qani ndonjëherë?
Po t’ju thoja qëjo ndoshta do të më vinit të gjithë në pikëpyetje sinqeritetin tim,a ka njeri që nuk qan?Po ja që unë nuk qaj,ndoshta jeta ime dinamike më ka humbur luksin e të qarit,e të zbrazurit,nuk e di,ajo që merrem më pak në absolut është vetja ime,nuk kam kohë…po nga ana tjetër mund t’iu them që flas me vete,madje në mes të rrugëve kur jam duke i dhënë bicikletës.Thonë që ne neurologët jemi pak tëçuditshëm dhe ndoshta kanë të drejtë se nuk i ndodh çdo njërit të flasë me vete në majë tëbicikletës(shaka).

Si e komentoni gjendjen e medias në Maqedoni? A mendoni se ndikohet jeta e rinisë nga mungesa e kualitetit të mediave?
Kriza politike vjen si derivat i krizave të shumë komponentëve të jetës shoqëroredhe natyrisht që media është komponent bazik i zhvillimit të një shoqërie.Ka madje një farë totalitarizmi të fshehur që po lëshon metastaza të frikshme përditë.Ka krizë në media,krizë në kulturë,krizë në sport,krizë në arsim dhee dinipse?Sepse ka krizë nëekonomi dhe drejtësi.Më thoni seçfarë kuadrosh mund të prodhoj një sistem i dobët arsimimi?Çfarë insitucionesh mund të ketë një shtet që nuk i drejton si duhet paratëe taksapaguesve?Më thoni se cilët janë ata që ndjekin ende median vendase?Pothuaj asnjë! Këtu paguajmë taksën e televizonit a ndërkohë në Shqipëri apo Kosovë marrim informacionin.Të ketë media të lirë nga mediokriteti,qëështë për mua edhe shtresa mëe keqee shoqërisë.

Cila është zgjidhja problemit të të rinjvë këtu?
Shanse konkrete në arsim,me këtë nuk nënkuptoj para të ndershme të prindërve të tyre që shkojnë për diploma kriminele dhe false.Nënkuptoj arsim të mirëfilltë,me punë,me oferta të pastra punësimi më tej.Mundësi edhe për ata që kanë pasion të bëhen marangoz apo rrobaqepës,nëEvropë zanati është një zgjedhjee bërë nga pjesa mëe madhee rinisë atje dhe e respektuar pa asnjë lloj diskrimini,e paguar shumë mirë.Kurse këtu tek neështë mbushur vendi plot meekonomistë,juristëdhe mësues anglishtje. Pa paragjykuar asnjë nga këto profesione,madje duke i konsideruar si shumë fisnike si të gjithë profesionet,mendoj se vendi nuk mund të ketë një suficencë kaq të madhe të tyre.Maqedonia nuk është ndonjë shtet me seli ndërkombëtare të sistemit bankar,apo me insitucione ndërkombëtare gjyqësoreapo me ndonjë plan që të bëhet djepi i gjuhës angleze.
Është emergjente që të rinjtë tëfitojnë besimin,të mundësohen sa më shumëeksperienca në fushat përkatëse jashtë vendit,të ndjehen pjesëeEuropës,në fakt ashtu si janë gjeografikisht,po jo politikisht dhe aq më shumë në kontekstin social. Ndërkohë që ne kemi të rinjë të mrekullueshëm,plotë meëndrra,që fatkeqësisht iu vidhen,iu prishen,apo më keq, jua përqeshin ëndrrat.

Cili është filmi juaj i preferuar?
“Analyse this” dhe“Analyse that”,do më pëlqente të kisha një pacient si Robert De Niro.

Cilin libër jeni dukee lexuar tani dhe cili është libri juaj i preferuar?
Po lexoj librin “Aksidenti” të Kadaresë.Libri im i preferuar është Kodi i DaVinit nga Dan Brown.

Intervistoi: Venhar Ramadani

Kjo intervistë është bërë nga vizione.info dhe telegrafi.com i ka të gjitha të drejtat e publikimit të intervistës.