Site icon Telegrafi

Arben Qirezi thotë se do ta adoptonte një fëmijë nga Aleppo (Foto)

Derisa mediat e huaja raportojnë për gjendjen e rëndë që po mbizotëron në Aleppo të Sirisë, nga bota vijnë reagime të ndryshme rreth këtyre zhvillimeve.

Dhe të prekur me zhvillimet atje, përcjell Telegrafi, janë shprehur edhe përdorues të shumtë të rrjeteve sociale edhe në Kosovë dhe jo vetëm.

Lexo po ashtu Gazetari nuk arrin të përmbahet, shpërthen në lot nga pamjet e Aleppos (Video)

Disa prej tyre kanë shprehur keqardhjen për zhvillimet atje, e disa të tjerë edhe kanë akuzuar edhe fuqitë botërore, për neglizhencën e treguar ndaj situatës.

Por një reagim i veçantë ka ardhë nga profesori dhe analisti politik, Arben Qirezi, ish-këshilltari i ish – kryeministrit Haradinaj.

Lexo po ashtu Si t’i ndihmojmë njerëzit në Aleppo? Shtatë organizatat përmes së cilave mund t'u ofrojmë ushqim, ilaçe dhe strehim sirianëve

Përmes një postimi në Facebook, ai ka shprehur gatishmërinë që të adoptojë një fëmijë nga Aleppo.

Lexo po ashtu E dhimbshme: “Nuk dua ta humbas babain tim” (Foto)

“Aq mund të bëjë, ti ofroj dashuri, familje, mundësi që të jetojë një fëmijëri të veten. Nëse ka një mundësi të tillë, jam i gatshëm”, ka shkruar Qirezi në Facebook.

Postimin e tij ai e ka bërë edhe në gjuhën angleze. /Telegrafi/

Exit mobile version