Telegrafi

Arben Llalla botoi librin e radhës për gjenocidin grek ndaj çamëve (Foto)

Historiani Arben Llalla këto ditë ka publikuar librin për gjenocidin grek ndaj çamëve. Libri mban titullin “Kolaboracionistët grek projektuesit dhe udhëheqësit e genocidit në Çamëri”, njofton Telegrafi Maqedoni.

Në këtë libër autori sjellë fakte rreth Genocidit grek kundër popullsisë shqiptare në Çamëri si dhe dëshmi se nuk ka patur asnjëherë bashkëpunim kolektiv të popullsisë çame me pushtuesit italian dhe gjermanë, qëllimi i Genocidit grek ishte për të spastruar Çamërinë-Epirin e Jugut nga shqiptarët myslimanë, grabitja e pasurisë si dhe vendosja e refugjatëve ortodoksë të ardhur ndër vite nga Azia e Vogël.

Pa një zgjidhje të çështjes kaq delikate çame nuk mund të ketë fqinjësi të mirë, miqësi të sinqertë midis grekëve dhe shqiptarëve të cilëve më shumë i bashkojnë lidhjet e interesave se sa i ndajnë./Telegrafi/