Në fshatin Zhub të Gjakovës thyhet rekordi për kultivimin e aronisë.
Arben Komani arrin të kultivojë pemën e aronisë me madhësi 16 milimetër.
Aronia është një frutë me vlera të mëdha kuruese dhe ushqyese, emri i së cilës ka nisur të lakohet në shumë vende, për kultivimin e saj.
Në fshatin Zhub, i cili gjendet vetëm disa kilometra larg Gjakovës, kultivohet pema e aronisë, e cila veçse ka thyer rekord në Kosovë, për madhësinë e saj.
Veterani i UÇK-së, Arben Komani i cili gjatë gjithë kohës kujdeset për tokat e këtij fshati, dhe i cili i ka kushtuar shumë rëndësi kësaj peme, ka thënë se Zhubi e ka tokën e përshtatshme për të nxjerrë produkte të shëndetshme.
“Besoj se kemi arritur të thyejmë rekord në Kosovë. Jemi konsultuar edhe me ekspertë dhe agronom të kësaj fushe të cilët thonë se është ndër aroniat më të mëdha që janë kultivuar në Kosovë. Fruti është i rritur deri në 16 milimetër ose tre më shumë se e zakonshmja. Ne nuk e kemi ditur pos që e kemi vërejtur që është një bimë e shëndetshme por një fermer na ka treguar se bima është e jashtëzakonshme dhe shumë e madhe”, deklaroi për RTV Dukagjinin, fermeri Arben Komani.
Arbeni thotë se fruti i aronisë në Kosovë kultivohet nga shumë pak persona.
Ai thotë se ka fituar disa fidanë nga Kuvendi Komunal i Gjakovës dhe më pas ka zgjeruar biznesin e tij.
“Nuk është se nuk e kemi njohur, por tash po i dimë më saktë vlerat e saja”, shprehet fermeri.
Ai thotë se gjatë gjithë kohës kujdeset për tokat fshatit Zhub pasi sipas tij është vend i përshtatshëm për kultivimin e pemëve.
Pos aronisë Arbeni ka kultivuar edhe shumë lloje të frutave.
“Kultivojmë rrush, lajthi, qershia, vishnje, aroni etj.”, shprehet ndër të tjera fermeri Arben Komani./RTV Dukagjini/Telegrafi/