Telegrafi

Arben Gjukaj zgjidhet drejtor menaxhues i KEK-ut

Me rastin e emërimit në këtë pozitë, Gjukaj është zotuar se do të punojë maksimalisht në avancimin e mëtutjeshëm të KEK-ut në të gjitha segmentet. Kjo, sipas një komunikate nga KEK-u, ”është argumentuar edhe praktikisht, sa udhëhoqi korporatën ai ushtrues detyre”.

“KEK-u nën udhëheqjen e z. Gjukaj ka shënuar rritje në të gjitha aspektet. Inkasimi gjatë vitit të kaluar është rritur me mbi 18 për qind, ndërsa sivjet në gjashtëmujor me mbi 35 për qind, prodhimi i energjisë elektrike ka shënuar rritje konstante sivjet prej 11 për qind, furnizimi gjatë vitit të fundit është rritur me mbi 30 për qind, ndërsa humbjet janë zvogëluar me afro 6 për qind”, theksohet në komunikatën e Zyrës për informim të KEK-ut. /Telegrafi/