Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi është shëruar tashmë tërësisht nga COVID-19.
Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, ka njoftuar se tashmë e ka kaluar këtë sfidë.
Ai po ashtu ka porositur të gjithë që të kujdesen për veten.
“Pas një periudhe te përballje me virusin COVID-19, mund te konfirmoi se tashme e kam kaluar këtë sfide. Ju falënderoj shume për kujdesin e treguar ndaj meje dhe familjes time. Kujdesuni për vete dhe te tjerët, veproni sigurt, ruajeni shëndetin”, njoftoi Gashi.
Ndryshe, Gashi ishte ndër të parët deputetë që publikisht njoftoi se është infektuar me COVID-19. /Telegrafi/