Site icon Telegrafi

Gashi kritikon LVV-në: Bashkë me Listën Serbe votuan që nga buxheti i shtetit të paguhen faturat e serbëve në veri

Replikat e kundër replikat mes deputetëve të pozitës dhe opozitës kanë vazhduar edhe pas seancës së Kuvendit.

Deputeti i LDK-së Arben Gashi në një reagim në Facebook ka adresuar kritika ndaj shumicës parlamentare për kalimin e rekomandimeve që të paguhet energjia elektrike e shpenzuar në pjesën veriore të Kosovës nga shteti i Kosovës.

“Dikur çirreshin dhe mallkonin nga Kuvendi i Republikës dhe studiot televizive, që të mos paguheshin faturat për energjinë elektrike të shpenzuar nga serbet në veri.

Sot, partia e Albin Kurtit se bashku me Listën Serbe votuan qe nga buxheti i shtetit te paguhen faturat e energjisë se shpenzuar nga serbet ne veri!”, ka shkruar Gashi duke bashkangjitur edhe një fotografi nga momenti i votimit në Kuvend.

Lexo po ashtu Kuvendi voton ndarjen e 11 milionë eurove për pagesën e rrymës në veri

“Ku mbeten çirrjet, ku mbeten mallkimet, ku mbet konsistenca?! Foto që flet vet!!!”, ka shkruar  Gashi në Facebook.

Ndryshe, sot me 61 vota për, në Kuvendin e Kosovës kanë kaluar rekomandimet për sigurimin e mjeteve financiare për mbulimin e humbjeve të energjisë elektrike në pjesën veriore të Kosovës.

Lexo po ashtu Besim Muzaqi reagon pas përplasjes me Hajdar Beqën në Kuvend: Mos u turrni me yrysh se nuk ua kemi frikën

Në bazë të këtij vendimi, 11 milionë euro të taksapaguesve do të ndahen për të paguar energjinë për banorët me shumicë serbe në pjesën veriore të Kosovës./Telegrafi/

Exit mobile version